Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë ndjekur me vëmendje zhvillimet në Bruksel. Kryetari i Bujanovcit thotë se shpreson ende në bashkimin me Kosovën.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës e kanë ndjekur zhvillimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Duke pritur nëse do të flitet për ta në Bruksel ata shpresojnë që do të jenë temë e bisedimeve herët a vonë.
Shefi i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, tha se Kosova gënjen dhe do të fusë tema siç është Lugina e Preshevës, për të cilën nuk mund të flitet.
Kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, beson se bashkimi i tyre është ende në agjendë, pavarësisht kundërshtimeve.
Shaip Kamberi, Kryetar i Bujanovcit: “Nuk do varet nga Marko Gjuric se cila do të jetë temë e bisedimeve. Ne me Presidentin Thaçi kemi këkruar që Lugina e Preshevës dhe të drejtat e shqiptarëve të shtrohen si temë në dialogun e Brukselit që mendoj se është obligim i Kosovës dhe duhet të ishte bërë më herët kjo temë. Por meqë është finalja e bisedimeve besoj se Thaçi do ta shtrojë këtë temë pavarësisht kundërshtimeve që mund të vijnë nga pala tjetër”.
Ai thotë se shqiptarët kanë tentuar të integrohen në Serbi, por kjo nuk ka funksionuar. Fakti që të gjithë shqiptarët duan bashkim me Kosovën, flet vet.
Shaip Kamberi, kryetar i Bujanovcit: “Problemet e shumta që ekzistojnë në këtë rajon janë dëshmi e qartë se Beogradi nuk do të përmirësojë jetën e shqiptarëve në Luginën e Preshëvës dhe si pasojë e kësaj janë edhe ambicia e shqiptarëve për t’u bashkuar me Kosovën”.
Shqiptarët besojnë se dialogu do të vazhdoj dhe në mënyrë paqësore ideja e tyre do të gjendet në tavolinë./abcnews.al
Operator Gazmend Idrizi
Gazetar: Idro Seferi