Shqiptarët në kapin e ferrit, konsulli në Liban: Do kthehen shumë shpejt në shtëpi

schedule19:54 - 26 Shkurt, 2021

schedule 19:54 - 26 Shkurt, 2021

“Procesi i riatdhesimit të shqiptarëve në kampin Al Hol në Siri mund të përfundojë shumë shpejt”. Kështu deklaroi Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Liban,Marc Ghorayeb.

Në një lidhje direkte në studion e Radar Informativ me Jonida Shehun në ABC, Konsulli dha detaje nga operacioni që po kryhet ditët e fundit, ndërkohë që në Liban ndodhet edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe kreu i anti-terrorit, Gledis Nano.

“Mund të them se çështja është e hapur dhe është një punë që nuk ka ndalesa. Që nga fillimi i procesit me riatdhesimin e Alvin Berishës negociatat nuk kanë mbaruar. Po punojmë që të kthejmë çdo shtetas shqiptar. Situata në Siri nuk është aspak e lehtë dhe procesi kërkon kohën e vet.

Ka nxitje edhe nga kryeministri Rama çdo ditë. Ka pasur nxitje të herë pas hershme edhe nga ish ministri Lleshaj. Kryeministri Rama po interesohet çdo ditë që ky proces të përfundojë. Mund t;ju them se do të përfundojë shumë shumë shpejt”, tha ai. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!