Shqiptarët në “dashuri” me kartat/ Rritet numri i shqiptarëve që ulin pagesat me cash

schedule15:14 - 14 Nëntor, 2024

schedule 15:14 - 14 Nëntor, 2024

Qytetarët shqiptarë po përdorin gjithmonë e më tepër  bankat për të realizuar pagesa apo trasaksione të ndryshme.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë konfirmojnë se në  9 muaj në vend janë në qarkullim  1.52 milionë karta bankare me një rritje prej 7% krahasuar me një vit më parë.Nëse bëjmë një krahasim me  kartat bankare që përdoreshin në Shqipëri në fund të vitit 2023 rezultojnë me  një rritje prej 87 mijë .

Ndikim në këtë situatë duket se kanë dhënë edhe nismat e fundit për shpërndarjen e subvencioneve të naftës me anë të bankave apo hapja e llogarive pa pagesë për pensionistët si dhe studentët. Qeveria  ka në plan që të kufizojë përdorimin e parasë cash në transaksionet e individëve.Po ashtu një rritje të konisdeureshme kanë pësuar edhe trasaksionet në euro ndërsa përdorimi  monedhës europiane në ekonominë shqiptare ka shënuar rekord gjatë këtij viti. Gjatë periudhës janar-tetor janë realizuar 264,9 mijë trasaksione.

Kjo konfirmon faktin se qytetarët shqiptarë dhe bizneset kanë  kryer më shumë transferta në euro. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në shtator janë kryer rreth 3 mijë trasaksioneve më tepër se në shtator .

Edhe në vlerë niveli i trasaksioneve në monedhën europiane ka qenë më i madh duke prekur nivelin  e  4.2 miliardë eurove gjatë këtij viti. Qarkullimi i lartë i monedhës europiane në vend lidhet me turizmin dhe investimet.

Aktualisht në vend popullsia që ka një llogari bankare dhe kryen transaksione është mbi 70% e qytetarëve ose dyfish më shumë se 5 vite më parë.

Qeveria do të kufizojë përdorimin e parasë cash në transaksionet e individëve. Sipas dokumentit të strategjisë afatmesme për periudhën 2024-2027, përgjatë vitit 2022 rezultoi se rreth 90% e transaksioneve për mallrat e konsumit u kryen me para në dorë.

Me qëllim reduktimin e parasëcash që qarkullon në ekonomi, ndër të tjera parashikohet edhe ulja e tavanit për para në dorë mes bizneseve që aktualisht është 150 000 lekë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!