“Shqiptarët më mësuan dinjitetin!” 10 vite në burg, dyshja e famshme italiane: Do jetojmë këtu

schedule19:00 - 22 Tetor, 2021

schedule 19:00 - 22 Tetor, 2021

Stefania Nobile dhe Wanna Marchi, dy personazhet më të përfolura në Itali, ishin sot në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi, ku përmes intervistës ekskluzive treguan se si ndjehen pasi u akuzuan dhe vuajtën dënimin me 10 vite burg. Wanna dikur mbretëresha e teleshitjeve në Itali dhe Stefania, vajza që se braktisi kurrë, folën mbi skandalin me teleshitjet apo gjykimin e publikut Italian.

Sot nënë e bijë jetojnë mes Shqipërisë dhe Italisë, e pikërisht për vendin tonë u shprehen me fjalët më të bukura dhe vlerësuese. Respekti, dinjiteti dhe nderi ishin 3 cilësitë që Stefania ka gjetur në Shqipëri, ndërkohë që Wanna theksoi se vajzat shqiptare janë tmerrësisht të bukura.

“Unë në Shqipëri nga ju shqiptarët kam mësuar respektin, për atë që jeni, nderin dhe dinjitetin. Ju shqiptarët më keni mësuar se çfarë dinjitetin, këtu kam njohur persona që kanë pasur problem dhe përballen me paragjykime. Këtë gjë unë e jetoj çdo ditë”, tha Stefania.

Ajo shtoi se nëse do të ishte një shtet atëherë do të ishte Shqipëria, sepse Shqipëria jeton çdo moment duke treguar pjesës tjetër të botës se është numri 1, se është vendi më i bukur, plot me dashuri, i mrekullueshëm si Stefania Nobile. Teksa Ermali e “ngacmon” se duke thënë gjithë këto fjalë të bukura për Shqipërinë do të mërziteshin italianët, Stefania sërish shton se nëse do vendoste se ku do të jetonte, të 365 ditët e vitit do t’i jetonte në Shqipëri.

Ndërkohë, Wanna Marchi theksoi se vajzat shqiptare janë shumë të bukura dhe ajo që i pëlqen më shumë tek to ishte krenaria që kanë në sy. “Vajzat shqiptare janë shumë të bukura. Dhe e di çfarë kanë? Kanë një krenari në sy që më pëlqen shumë. Në Itali janë pak më ndryshe, krenaria ju pëlqen meshkujve”.

Gjithashtu edhe Stefania pohoi se femrat shqiptare janë shumë të bukura dhe ju këshillon të mos bëjnë ndërhyrje estetike në moshë të re. A janë penduar për gabimet që bënë me publikun italian? Ndjejnë pendesë për mashtrimet që i çuan në burg? Merrni përgjigjet në bisedën e plotë në Youtube.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!