Shqiptarët lënë cigaren, ulet me 7% numri i duhanpirësve

schedule17:00 - 25 Janar, 2019

schedule 17:00 - 25 Janar, 2019

Shqiptarët duket se po reduktojne konsumin e cigares. Në një dekadë sipas Institutit te Statistikave numri i konsumatoreve ka rënë me 7%. Konsumi i cigares në vendin tonë  dhjetevjeçarin e fundit ka rënë. Nga  43% e popullsisë së rritur duhanpirëse në 2008 ne vitin 2018 shifra është reduktuar në 35%.

Bëhet fjalë për meshkuj të moshës 15-49 vjeç pasi tek fermra pirja e cigares është  rritur me 1 pikë përqindje. Të dhënat publikohen nga INSTAT të zhvilluar në lidhje me faktorët e riskut që cënojnë shëndetin e popullatës.

Reduktimi  me rreth 7 për qind i numrit te duhanpiresve përgjatë një dekade vjen teksa qeveria shtrëngoi masat e kundër pirjes së duhanit, duke mos lejuar konsumin e tij në ambientet kolektive dhe të mbyllura. Njëkohësisht rriti edhe nivelin e  taksimit. Të dhënat zyrtare nxjerrin ne pah gjithashtu se importi i cigareve eshte ulur disa herë më shumë se numri i duhanpirësve.

Sipas të dhënave të Minsitrisë së Financave gjatë  2010-2017, importi i cigareve ra me 31 për qind duke sinjalizuar kështu zhvendosjen e konsumit drejt duhanit të dredhur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!