Shqiptarët largohen me gomone, Çuçi: Njerëzit duan të lëvizin, është problemi i Britanisë

schedule11:20 - 6 Tetor, 2022

schedule 11:20 - 6 Tetor, 2022

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i është përgjigjur pyetjeve të deputetit Ervin Salianji, i cili e thiri në interpelancë.

Çuçi u ndal edhe tek problemi i emigrimit masiv të shqiptarëve drejt Mbrëtërisë së Bashkuar, teksa pranoi se ka pasur një rritje.

Megjithatë, Çuçi tha se ky është problem i Britanisë dhe legjislacionit të saj.

“Njerëzit duan të lëvizin, të gjejnë një jetë më të mirë. Po shikoni sa janë ulur nga 65 mijë në 11 mijë kërkesat për azil  në vendet e BE-së. Për çështjet e fluksit të emigrantëve drejt Mbretërisë së Bashkuar, nuk kemi patur ndonjëherë marrëdhënie më të mirë me institucionet e Britanisë. Numri është rritur, ai është një problem i Britanisë, pse është rritur po bëhet një analizë. Shumë shqiptarë që po arrijnë në Britaninë e Madhe janë shqiptarë që prej kohësh janë në emigracion në vendet e tjera të Europës dhe ikin drejt Anglisë”, tha Çuçi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!