“Shqiptarët janë gjakpirës”, Haradinaj shkarkon ministrin

schedule13:24 - 9 Prill, 2019

schedule 13:24 - 9 Prill, 2019

Pas deklaratave të bëra kundër shqiptarëve nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Ivan Teodosijeviç, Kryeministri Haradinaj ka varrë vendimin për shkarkimin e tij.

Me anë të një postimi në “Facebook” shefi i qeverisë së Kosovës shkruan se është e patolerueshme gjuha e urrejtje e përdorur nga ministri në fjalë.

“Sot kam marrë vendim për shkarkimin e Ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq. Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë. Është e pakuptimtë se si një deri sot kolegë i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviçit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi. Kjo nuk arsyetohet. Në Qeverinë që unë e drejtoj nuk do të ketë vend për askë që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore, fetare apo tjetër, e as ata që synojnë të akceptojnë politikat e tilla. Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, shkruan Haradinaj.

Ministri Ivan Teodosijeviç, në ditën e 20 vjetorit të bombardimeve të NATO-s, deklaroi se ai ishte një agresion ndaj Serbisë dhe se shqiptarët janë terroristë. Sipas tij masakra e Reçakut ishte trillim, dhe ishin terroristët shqiptarë ata që trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi. Ai thekson se shqiptarët kanë bërë krime para agresionit të NATO-s; dhe gjakpirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit dhe pas ardhjes së misionit të ashtuquajtur paqësor në Kosovë e Metohi. Këto deklarata ai raportohet t’i ketë bërë në Zveçan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!