“Shqiptarët i detyrohen Kurtit”, Berisha: Ballkani i Hapur nismë ruse, Lavrov e “firmosi”

schedule12:57 - 11 Qershor, 2022

schedule 12:57 - 11 Qershor, 2022

Sali Berisha në mbledhjen me kryetarët e degëve të PD-së u ndal edhe te nisma Ballkani i Hapur. Ai u shpreh se shqiptarët i detyrohet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili me qëndrimin e tij kundër kësaj nisme, po mbron Ballkanin nga vendosja e hegjemonisë serbe.

Berisha: Ballkani i Hapur është akti më i lartë i tradhtisë që i është bërë kombit shqiptar. Shqiptarët i detyrohen Albin Kurtit, që me qëndrimin e tij, mbrojtjen nga një projekt që vendos hegjemoninë e pastër serbe, nga një projekt i cili në vend që të sanksionojë bashkëpunimin midis kombeve të barabarta, sanksionon poshtërimin e Kosovës dhe rrethimin e saj armiqësor, nga Beogradi, Beogradi i vogël që është Tirana dhe të tjerë me qëllimin më antishqiptar për ta paraqitur Kosovën si sherri i Ballkanit. Sherri i Ballkanit është Beogradi. I gjithë rrjeti i Sorosit është ngritur në këmbë në Kosovë dhe Shqipëri për të mbështetur Ballkanin e Hapur. Çdo fermeri duhet t’i shkojmë në shtëpi dhe t’i themi se çfarë mënxyrë është për ta Ballkani i Hapur.

Sipas Berishës, Ballkani i Hapur është në mënyrë flagrante kundërvënie e procesit të Berlinit. Ai shton se kjo nuk po bëhet pa qëllim. Duke e cilësuar një nismë ruse, Berisha u shpreh se ky konstatim tashmë është “vulosur” edhe nga deklaratat e Lavrov.

Berisha: Është projekt rus. Është thënë me dhjetëra herë, por këtë e firmosi Sergei Lavrov. Për këtë po punon Edi Rama. Pra ky është Ballkani i Hapur në rrafshin politik. Mund ta përgënjeshtrojë Lavrovin? Asnjë se përjashton dot. Por pse Rama e Vuçiç kërkojnë influencat ruse. Sepse vetëm në këtë mënyrë janë të lirë të bëjnë çfarë të duan me vendet e tyre. Në vend dhe Evropë nuk gjen dot President dhe Kryeministër të lidhur me krimin si këta të dy. U duhet kjo. E dinë se BE nuk i pranon dot me këto lidhje të tmerrshme krimi që kanë. Kjo është e vërteta e tyre.

Çfarë deklaroi Lavrov më 6 qershor, një ditë pasi vizita e tij në Serbi  u anulua për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore nga Bullgarisa, Rumania, Mali i Zi dhe Maqedonia eVeriut.

Lavrov u shpreh se Ballkani i Hapur ishte një iniciativë serbe dhe se Rusia e mbështeste këtë pavarësisht kundërshtimeve të Brukselit.

“BE do që të aplikojë një projekt të quajtur Ballkani i Mbylluyr”, tha Lavrov duke e cilësuar këtë një veprim kundër interesave ruse. “Ne vlerësojmë nisjat kurajoze të ndërmarra nga Serbia dhe Presidentit Vuçiç, i cili ka theksuar se nuk do të angazhohet në veprime kundër Rusisë, edhe pse BE do që vendet kandidate të rreshtohen në veprime rusofobike”, tha ai ndërkohë që shtoi:

Siç duket qartë, ata që lëvizin fijet në Bruksel nuk e duan këtë. Ata nuk duan që ne të mbështesin Beogradin, përfshi Ballkanin e Hapur. Duket qartë që ata që janë Bruksel, por edhe NATO  duan të aplikojnë në Ballkan projektin e Ballkanit të Mbyllur”.

Kjo është një ndër deklaratat më të forta të bëra nga një shef diplomacie i huaj në lidhje me Ballkanin e Hapur ku Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë angazhuar seriozisht në implementimin e kësaj nisje. Të vetmit shtete që rezistojnë janë Mali i Zi dhe Kosova. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!