Shanset i kanë të ndryshme, por ëndrra mbetet e njëjtë për Shqipërinë dhe Kosovën, që në kualifikueset e Botërorit 2026 kërkojnë të shkruajnë historinë duke lujtur për herë të parë në finalet e një Kupe Bote.
Si kuqezinjtë ashtu edhe Dardanët kanë pak mundësi të hyjnë nga dera kryesore, pra vendi I dytë në grupet e tyre dhe plej offi japin më shumë shpresë.
Gjithsesi, për të arritur këtë objektiv pengesat janë shumë të mëdha.
Sidomos për kombëtaren e Shqipërisë, që ka nisur më parë fushatën elimimnatore dhe pas pesë ndeshjeve në Grupin K ka grumbulluar 8 pikë dhe mban vendin e dytë, me vetëm një pikë më pak se Serbia.
Për këtë arsye, finalja e kuqezinjve do të jetë ajo e 11 tetorit, por edhe më pas duhet të kalojë me sukses sfidat e mbetura kundër Andorrës dhe Anglisë, pasi serbët kanë një sfidë më pak.
Pak më e lehtë është rruga e Kosovës, që ka luajtur deri tani vetëm dy ndeshje.
Fitorja 2-0 kundër Suedisë, ngjiti Dardanët në vendin e dytë të Grupit B me tre pikë, tre pas kryesyesëve të Zvicrës.
Tashmë skuadra e Franko Foda duhet të ruajë të paktën këtë pozicion, pasi parakilimi i zvicerinëve, për formën e treguar në dy sfidat e para duket i pamundur për momentin.
Për këtë mision, për Kosovën shumë të rëndësishme kthehen dy sfidat e tetorit, në fillim në Prishtinë me Slloveninë dhe më pas në transfertë kundër Suedisë./abcnews.al

