Shqiptarët e Zveçanit

schedule20:48 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 20:48 - 2 Dhjetor, 2020

Nga Linda Karadaku

400 shqiptarë jetojnë në 3 fshatra të Zveçanit, në një zonë ku mundësitë për punësim janë pothuaj zero. Lëvizjet e popullsisë shqiptare në këto zona kanë qenë të mëdha, duke bërë që nga 1300 banorë shqiptarë që kishte më parë një fshat i vetëm në Zveçan, tani janë 400 banorë gjithsej në të tre fshatrat. Është një nga vendet më të bukura në këtë rajon, por pasiguria, duke qenë të rrethuar nga fshatrat me shumicë serbe dhe pamundësia ekonomike, kanë bërë që banorët të kërkojnë rrugë të tjera mbijetese.

Por të paktën në këtë zonë ekziston një zyrë për komunitete ku shqiptarët mund të vijnë dhe nga ku disa familje mund të marrin të ardhura, duke u punësuar. Pak më poshtë, në Mitrovicën e Veriut, shqiptarët, boshnjakët, nuk e kanë as këtë mundësi.

Fatin e një zyre të tillë e vendos ministria për komunitete dhe kthim, e cila është drejtuar vazhdimisht nga një përfaqësues I serbëve të Kosovës. E themeluar që në vitin 2005 me një rregullore të UNMIK-ut, ministria vazhdon të ekzistojë edhe pas shpalljes së pavarësisë së vendit, për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e komuniteteve. Por kjo nuk ka ndihmuar që shqiptarët në Mitrovicën veriore të kenë të paktën një zyrë për të qarë hallet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!