Shqiptarët e Zubin Potokut: Shpresa tek policia dhe ushtria

schedule23:14 - 29 Shtator, 2021

schedule 23:14 - 29 Shtator, 2021

Emisioni Ballkan

Situata në veriun e Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, ndërkohë që serbët vendosën barrikada në dy pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak. Kosova dërgoi në veri njësitë special të policisë, për të mbështetur policët dhe doganierët të cilët sipas vendimit të qeverisë, filluan aplikimin e reciprocitetit për targat e makinave.

Por në veriun me shumicë serbe, banojnë edhe mijëra shqiptarë, të cilët në situata të tilla, janë edhe më të rrezikuar. Izmir Zeqiri, zyrtar për kthim dhe komunitete në komunën e Zubin Potokut, shpreson se forcat e sigurisë, policore dhe ushtarake, do të arrijnë të mbajnë situatën nën kontroll.

“Të mbajnë qetësinë për të gjithë qytetarët, është ajo shpresë që na mban ne më të sigurt, besojmë në kapacitetet e sigurisë pikë së pari. Mendojmë se kanë kapacitete për ta mbajtur situatën nën kontroll, anipse, këtu, kurrë nuk janë shuar ato grupacionet paramilitare, disa grupacione që gjithmonë kërkojnë probleme, duke i nënshtruar popullatën serbe, për t’i bindur ata që t’i dëgjojnë, sipas direktivave të tyre,” deklaroi Zeqiri për emisionin Ballkan./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!