Shqiptarët e Preshevës kërkojnë zgjidhjen e problemeve të tyre

schedule15:21 - 16 Mars, 2018

schedule 15:21 - 16 Mars, 2018

Shqiptarët e Preshevës kërkojnë zgjidhjen e problemeve të tyre. Sa i përket debatit në Serbi për zgjidhjen e çështjes me Kosovën, ata nuk duan të përfshihen.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë dialog për zgjidhjen e problemeve të tyre. Kanë marrë pjesë në debate rrallë për Kosovën edhe pse kanë të drejt të votës në rast të një referendum lidhur me zgjidhjen e konfliktit. Por, në dialogun e brendshëm nuk duan të përfshihen.
Ragmi Mustafa, nga Këshilli Nacional i shqiptarëve të Serbisë, thotë se nuk marrë pjesë aktive në dialogun e brendshëm.

Ragmi Mustafa, Këshilli Nacional i shqiptarëve: “Duhet të hapë paraprakisht dialogun me përfaqësues të shqiptarç të Luginës së Preshevës për zgjidhjen e problemeve të Luginës së Preshevës. Një dialog që ka filluar dhe e miratuar atëherë duke qenë kryeministër në vitin 2013, masat urgjente që duhet të ndërmerren për Luginën e Preshevës. Një dialog të tillë deri tani ai e ka anatemuar, nuk e ka zhvilluar”.

Në Bujanovc e Preshevë, shoqëria civile ka mbajtur një dialog ku aktivistët politik kanë folur për pozitiën e tyre. Ata kanë thënë se kanë treguar vullnet për integrim. Por, rezultatet janë të vogla. Në referendum për Kosovën mbase nuk do të dilnin.

Ragmi Mustafa, Këshilli Nacional i shqiptarëve: “Kosova është shtet sovran dhe i pavarur sa i përket qytetarëve të Luginës së Preshevës dhe të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës i gëzohen sukseseve që ka arritu Republika e Kosovës si e tillë”.
Shqiptarët e këtushëm kanë kërkuar përfshirje në dialogun e Brukselit pasi shpesh megjithatë Kosova qëndron si pengesë për mënyrën se si shihen ata në Serbi./abcnews.al

Gazetar i ABC News: Idro Seferi

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!