Shqiptarët e Maqedonisë për të vazhduar ëndrrën ndaj Portugalisë, “zjarr” Poloni-Suedi

schedule10:12 - 29 Mars, 2022

schedule 10:12 - 29 Mars, 2022

Mbrëmjen e sotme do të luhen dy ndeshje të rëndësishëm të fazës “Play-Off”, për Botërorin “Katar 2022”.

Maqedonia e Veriut do të përballet me Portugalinë në orën 20:45. Shqiptarët e Maqedonisë do të kërkojnë të surprizojnë edhe Cristiano Ronaldon me shokë ashtu siç bënë me Italinë, ndërsa nga krahu tjetër kombëtarja portugezë kërkojnë biletën për në “Katar 2022”.

Takimi tjetër i mbrëmjes së sotme është edhe përballja mes Polonisë dhe Suedisë që do të luhen po në të njëjtën orë.

Në këtë takim do të shikojmë edhe përballjen e yjeve të sulmit, ku do vihen përballë tyre Robert Lewandowski dhe Zlatan Ibrahimovbic, të cilët kanë dhe një sfidë mes tyre, të dërgojnë kombëtaren në “Katar 2022”. /f.a/abcnews.al