Shqiptarët e Kosovës dynden drejt bregdetit shqiptar, radhë të gjata në Morinë, trafik edhe në Shëngjin

schedule11:06 - 27 Qershor, 2020

schedule 11:06 - 27 Qershor, 2020

Pika Kufitare e Morinës në Kukës po përballet me një fluks të lartë të hyrjes se shqiptarëve të Kosovës, të cilët i drejtohen Shqipërisë, për të kaluar pushimet.

Në këtë pikë kufitare, kryesisht në fundjavë krijohen radhë të automjeteve në pritje për të kryer procedurat e daljes.

Për menaxhimin e situatës, policia kufitare ka shtuar sportelet dhe po punon me procedurë të përshpejtuar.

Sipas të dhënave nga Dogana, ndodh që brenda 24 orëve në pikën kufitare në Morinë, të hyjnë deri në 3300 shtetas të cilët destinacion kryesor kanë bregdetin shqiptar.

Radhë të gjata u krijuan edhe në rrugën që të çon drejt Shëngjinit. Të shumtë kanë qenë ata që kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në plazhin e Shëngjit. Ndërkohë policia ndërhyri për të lehtësuar trafikun. /abcnews.al