Shqiptarët e Izmirit përkujtojnë 76-vjetorin e genocidit grek në Çamëri

schedule13:40 - 5 Korrik, 2020

schedule 13:40 - 5 Korrik, 2020

Shqiptarët e Turqisë kanë përkujtuar 76- vjetorin e genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë. Ato kanë lënë kurorë të zezë para konsullates greke në kordon, Izmir, Turqi.

Në përkujtim të 76- vjetorit të genocodit grek mbi shqiptarët e Çamërisë, në Izmir të Turqisë janë organizuar shoqatat shqiptare.

Kryetari i shoqatës për Kulturë Shqiptare Alaçatı-Çeşme, Ibrahim Topalli është shprehur se janë me origjinë shqiptare dhe që do ta kujtojnë dhe përmendin më shumë Çamërinë.

“Ne jemi me origjinë shqiptarë, nënshtetas e qytetarë të Republikës së Turqisë që jetojmë në qytete të ndryshme të Turqisë. Ne jemi shqiptarë nga Shqipëria, nga Shkodra, nga Çamëria, nga Janina, nga Kosova, nga Presheva, nga Plava e Gucia, nga Ilirida, nga Manastiri, të dëbuar të internuar e të shpërngulur nga trojet tona etnike. Ne jemi elemente thelbësore dhe qytetarë besnikë të këtij vendi dhe themeluesve të Republikës së Turqisë, që neve na përqafoi në ditët e vështira.

Sigurisht që tani e tutje ne do të kujtojmë më shumë Çamërinë, dhe do ta përmerndim edhe më shumë. Meqenëse ekziston një “Komunitet Çam” shumë i madh dhe që jeton këtu në vendin tonë, ne do ta sjellim në axhendë edhe më shumë genocidin çam. Ne do të kërkojmë të drejtat e bashkëqytetarëve tanë dhe fëmijëve të tyre, që i janë nënshtruar genocidit në Çamëri. Ne do të punojmë edhe më shumë ta sjellim në axhendën e aktualitetit ndërkombëtar genocidin që populli shqiptar Çam pësoi nga Greqia.

Ne i bëjmë thirrje botës Shqiptare, nga perla e Egjeut, nga Izmiri. Shqiptarët e Çamërisë duhet të marrin të drejtat e tyre. Në këtë mënyrë ju arbëreshët e Italisë dhe ju arvanitët e Greqisë ejani në ndihmë të shqiptarëve të Turqisë dhe na ndihmoni në këtë drejtim. Ju lutemi mbështesni përpjekjet tona paqësore që të përmbushet drejtësia”, ka thënë ai.

Në përfundim të aktivitetit përfaqësuesit e shoqatave shqiptare lanë një kurorë të zezë para konsullatës greke në Kordon, Izmir, Turqi me mbishkrimin “ Çamërinë nuk e harruam”./abcnews.al