Më 16 tetor u mbajt për herë të parë në Tiranë Samiti i Procesit të Berlinit, i cili bëri bashkë jo vetëm liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe përfaqësuesit dhe zyrtarët më të lartë të Bashkimit Europian.
Në një lidhje me Skype me emisionin “Sheshi i Dollarit”, ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu analizoi prishmëritë e këtij procesi.
Ai theksoi se përfshirja e Shqipërisë në një samit të tillë është një ndodhi shumë e madhe me rëndësi politike, integruese dhe ekonomike.
Sipas Gerxhaliut, shqiptarët duhet t’i gëzohen suksesit pa marrë parasysh dallimet politike, pa marrë parasysh dallimet partiake se në fund të fundit fitoi Shqipëria dhe fitoi Ballkani Perëndimor.
“Unë besoj ka qene një ditë e madhe, jo vetëm për Shqipërinë. Definitivisht, ka bërë që Shqipëria të jetë në nivelin e Londrës, Parisit, Polonisë dhe Bullgarisë. Që Shqipëria të jetë e përfshirë në një samitë të tillë është një ndodhi shumë e madhe në rëndësi politike, integruese, në rëndësi definitivisht ekonomike. Por mbi të gjitha ka dhe atë përparësinë biologjike dhe emocionale.
Në anë të dytë do të kuptohet se ka pasur mesazhe të qarta. Europa nuk është ajo që ka qene më përpara. Mes luftës së Ukrainës dhe Rusisë, është e vërtetë që Amerika e shet Gjermaninë si partnerin kryesor, por Europa e shet Serbinë si partnerin më kryesor në Ballkanin Perëndimor dhe një fuqizim apo faktorizim të Shqipërisë, e cila në të vërtetë është në momentin e duhur. Prandaj, mendoj që ky është momenti i fundit kur shqiptarët duhet t’i gëzohen suksesit të Shqipërisë, pa marrë parasysh dallimet politike, pa marrë parasysh dallimet partiake se në fund të fundit fitoi Shqipëria dhe fitoi Ballkani Perëndimor”, tha ai./abcnews.al