“Shqiptarët duan bashkim”, Rama-Bashës: Ta lëmë politikën e vjetër me Saliun e Ilirin

schedule23:01 - 14 Prill, 2021

schedule 23:01 - 14 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur sërish kreut të PD-së Lulzim Basha lidhur me një bashkëpunim të mundshëm pas zgjedhjeve të 25 Prillit.

Basha me anë të një reagimi të mëparshëm mohoi kategorikisht bashkëpunimin me Ramën duke thënë se koha e tij ka mbaruar. Nga ana tjetër Rama duke iu drejtuar Bashës, e pyet nëse Shqipëria është më pak e rëndësishme për të sesa Sali Berisha dhe Ilir Meta.

“Po pse vallë janë më të rëndësishëm për ty Saliu dhe Iliri se sa Shqipëria Lulëzim?! Shqiptarët duan bashkim, duan që ne të gjithë të punojmë për ta dhe ekonominë e tyre përtej pandemisë, duke e lënë pas politikën e vjetër të sherrit, dasisë, konfliktit deri në absurd! Pse ti jo?” shkruan Rama.

Kujtojmë se më parë Basha është shprehur i sigurtë që në datën 25 prill shqiptarët do ta largojnë nga qeveria Ramën.

Ndër të tjera, Basha shtoi se Rama nuk do ta ketë shansin që të jetë pjesë e qeverisë së tij, duke i konsideruar zgjedhjet e fituara nga demokratët.

Në 25 prill shqiptarët do votojnë numrin 9 për ta larguar Ramën dhe ai nuk do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë. Koha e tij ka mbaruar. Ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do fitojë,”-shkruan Basha. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!