Shqiptarët do të kenë sërish 1 deputet në parlamentin serb, Kamberi fiton mandatin

schedule13:53 - 29 Prill, 2022

schedule 13:53 - 29 Prill, 2022

Drejtues i Koalicionit të Shqiptarëve të Bashkuar, Shaip Kamberi  ka arritur sërish që të fitojë dhe të jetë pjesë e Parlamentit të Serbisë. Kamberi siguroi votat e nevojshme në zgjedhjet e përsëritura në qendrën 6 të Bujanocit.

Deputeti shqiptar në Serbi përmes një postimi në rrjetin social Facebook për fitoren ka falemnderuar të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës për mbështetjen.

Gjithashtu ai falënderon po ashtu kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe faktorin politik në Kosovë, Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun.

Është nderim i veçantë që politika jonë e shprehur në parlamentin e Serbisë gëzon mbështetjen e hapur dhe të plotë nga Ju, si Kryetar i Qeverisë dhe si bartës i listës më të votuar në Republikën e Kosovës. Kjo përkrahje shpërfaq përkushtimin Tuaj dhe të Qeverisë që kryesoni për interesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të shtypur dhe të diskriminuar nga Republika e Serbisë”, shkruan Kamberi

Ndër të tjera ai ka theksuar se Lugina e Preshevës do të bashkëpunojë me Kosovën e Shqipërinë, Kamberi thotë se kjo është një nevojë kombëtare dhe europine./abcnews.al