Shqiptarët dhe sllavët po “mbysin” Europën me “të bardhë” përmes porteve spanjolle

schedule10:17 - 23 Shtator, 2020

schedule 10:17 - 23 Shtator, 2020

Portet e Spanjës janë kthyer në një parajsë për trafikantët nga vendet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë, raportojnë mediat lokale duke iu referuar autoriteteve.

Siç bën me dije policia spanjolle, gjatë dy viteve të fundit është dyfishuar sasia e kokainës me origjinë nga vendet e Amerikës Latine në Spanjë, e cila kontrollohet kryesisht nga trafikantët nga Bosnja, Mali i Zi Serbia dhe Shqipëria.

Duhet theksuar se prezenca e trafikantëve nga Europa Lindore, siç Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia, Serbia apo Bosnja Hercegovina është e shtuar në këto kohët e fundit”, tha Mbrojtja Civile Spanjolle pasi kapi një ton kokainë të transportuar nga trafikantë kroatë në ishullin Las Palmas, shkruan abcnews.al.

“Anëtarët e këtyre bandave janë të pozicionuar mirë dhe mundësojnë futjen e kokainës nga vendet e Amerikës Latine përmes Atlantikut në vendin tonë”, vijoi Mbrojtja Civile.

Më herët, operacioni “Los Blancos” shkatërroi një pjesë të mirë të kartelit shqiptar të kokainës, të cilëve përgjatë disa viteve iu kapën 4 ton kokainë dhe 5.5 milion euro duke arrestuar edhe Elti Dizdarin, i njohur si koka e grupit që merrej me shpërndarjen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!