Shqiptarët arrijnë fitore, Ajeti gjen golin në Rumani, Hasi udhëheq Mechelen drejt pikëve të radhës

schedule12:56 - 3 Mars, 2024

schedule 12:56 - 3 Mars, 2024

Njëri në fushë e tjetri në stol. Sukseset e shqiptarëve në Evropë arrihen në mënyra nga më të ndryshmet, dhe këtë herë merita i takon Arlind Ajetit dhe Besnik Hasit. Ish-mbrojtësi i Kombëtares shënoi një gol të rëndësishëm në Superligën e Parë të Rumanisë.

Ajeti i dha barazimin 1-1 ekipit të tij, CFR Cluj, që po luante në fushën e Farul Kostanca. Ishte minuta e 82’-të kur futbollisti 30-vjeçar realizoi me të vërtetë bukur, dhe ky ishte goli i tij i tretë këtë sezon.

Ndërkaq, Besnik Hasi po dallohet si trajner në elitën e Belgjikës. Ish-kapiteni I kombëtares drejtoi ekipin e tij, KV Mechelen, drejt një fitoreje shumë të rëndësishme 3 me 2 të arritur në fushën e Cercle Brugge.

Suksesi u arrit me përmbysje dhe Mechelen po vazhdon ngjitjen në renditje. Për momentin, skuadra e Hasit është vetëm 1 pikë larg zonës që të kualifikon për në kupat e Evropës. Trajneri 52-vjeçar nga Gjakova ka fituar shumë vite më parë titullin dhe Superkupën në Belgjikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!