Shqiptarët 10 miliardë euro në banka/Depozitat janë rritur krahasuar me një vit më parë

schedule16:11 - 14 Prill, 2023

schedule 16:11 - 14 Prill, 2023

Pavarësisht krizës së çmimeve niveli i depozitave ka pësuar një rritje të ndjeshme gjatë vitit  që lamë pas. Në bazë të raportit vjetor të Agjensisë së Depozitave në total depozitat kapën vlerën e rreth 10 miliard eurove në vitin 2022 nga rreth 9.2 mld euro një vit më parë. Nga të dhënat rezulton se pjesa më e madhe  e llogarive që zotërohen nga individët janë  bosh.

Sipas raportit të Agjensisë së depozitave mbi 1 e treta e llogarive që zotërojnë individët janë vetëm për tërheqjen e pagave.

Në këtë numër ka depozitues me balancë zero deri në 100 lek  që është minimumi ligjor për kompensim, të cilët në dhjetor 2022 janë 900,343.

Ndërkohë individët që kanë në banka midis 100 deri në 2.5 milionë lekë përbëjnë 60% të totalit të numrit të depozituesve

Depozituesit e mëdhenj janë më të paktë  por kanë peshën kryesore të kursimeve në banka.

Janë rreth 115 mijë individë, që kishin depozita më të mëdha se 2.5 milionë lekë në fund të dhjetorit 2022. Sipas numrit të llogarive, ata përbëjnë vetëm 4.5% të totalit të depozituesve.

Peshën më të madhe të depozitave të sigurueshme të individëve e zënë depozitat në lekë me 48%, ndjekur nga depozitat ne euro me 46%.Gjatë vitit 2022 ecuria e depozitave të individëve në lekë ka qenë pozitive gjatë gjithë muajve të vitit me përjashtim të një rënieje të lehtë në muajt mars, korrik e gusht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!