Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Shqiponjat”, vetëm me një kamer sigurie që mbahet në trup për të bërë transparente ngjarjet

schedule16:00 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 16:00 - 20 Dhjetor, 2020

Shqiponjave në kryeqytet u ka mbetur vetëm një kamera sigurie funksionale që mbahen në trupin e tyre për të bërë transparente ngjarjet ku marrin pjesë. ABC mëson se pajisjet e tjera janë dëmtuar duke i hedhur në magazinë.

Kompania private që fitoi tenderin në vitin 2016 nuk parashikonte në kontratë rregullimin e tyre dhe ministria e Brendshme që prej vitit 2016-të nuk e ka marrë mundimin që të hap një tender për këtë shërbim duke mos i rikthyer më në punë këto pajisje.

Vrasja e Klodian Rashësh nga efektivi i Shqiponjave, nxori në pah një problematikë në Policinë e Shtetit. Ajo, që në 2 shkurt të 2016-ës do të prezantohej nga ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri si një sukses, tashmë ka ngelur në sirtarët e magazinave.



Dixhitalizimi, inovacioni dhe instrumente të tillë si kamerat e trupit i japin mundësinë qytetarit të ndihet i garantuar nga puna e përditshme e punonjësit të Policisë. Por është dhe një instrument sigurie për punonjësit e policisë që e kryejnë detyrën në mënyrë të përshtatshme dhe në bazë të ligjit.

ABC mëson se punonjës të policisë në kryeqytet, e kryesisht ata të forcave “Shqiponja” e të rendit, kanë mungesë të theksuar të kësaj pajisjeje. Pasi janë dëmtuar, ato janë çuar në magazinën e Drejtorisë së Policisë Tiranë. kompania private që fitoi tenderin e kamerave të trupit të policisë nuk parashikonte mirëmbajtjen apo rregullimin e tyre, por vetëm shitjen.

Kamera e trupit u konsiderua si një element tepër i rëndësishëm për të bërë transparencë nga uniformat blu. Por edhe pse në mungesë të kamerave, prej më shumë se një viti, Ministria e Brendshme nuk ka hapur asnjë tender për rregullimin e tyre.

E tillë ishte edhe situata me vrasjen e Klodian Rashës. Efektivët e “Shqiponjave” nuk kishin të instaluar në trup asnjë pajisje të tillë, e cila do të shërbente edhe më shumë në zbardhjen më të shpejtë të atij krimi. të vetmen kamera trupi që zotëronte atë ditë “Shqiponja” i ishte lënë një tjetër grupi patrulle në terren.

Në fillim të 2017-ës, prokuroria nisi hetimet për abuzim me tenderin e kamerave, pas kallëzimit penal që bëri Kontrolli i Lartë i Shtetit për 4 punonjës të Policisë të cilët kishin hartuar referencat e tenderit, si dhe për 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Në atë kohë, KLSH deklaroi se kamerat e trupit të efektivëve të policisë janë blerë 7 herë më të shtrenjta se çmimi i tregut vendas dhe të huaj.

Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi se vlera e tenderit ishte 541 milionë lekë, kurse dëmi i shkaktuar buxhetit kapte vlerën e 189 milionë lekëve. KLSH thotë se tenderi u klasifikua qëllimisht “sekret” për të shmangur konkurrencën. Ndërsa konkluzionet e auditit u bënë publike në raportin e KLSh për Policinë e Shtetit për periudhën 2014-­2016./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!