“Shqiponjat” kuqezi sot luajnë në Varshavë, ja si pritet të projektohet kombëtarja shqiptare

schedule09:41 - 27 Mars, 2023

schedule 09:41 - 27 Mars, 2023

Sot është dita e madhe ku kombëtarja e Shqipërisë do të zbresë sot në fushë në debutimin e saj për kualifikueset e Euro 2024 kundër Polonisë në Varshavë. Ndeshja do të luhet sot në mbrëmje në orën 20:45, një përballje ku pritet të jetë tepër e fortë dhe emocionuese.

Sot do të jetë debutimi i trajnerit brazilian Silvinjo në krye të stolit kuqezi dhe shpresat janë që nga Varshava të dalim me një rezultat pozitiv. Në mbrëmje pritet të shohim një tjetër skemë, ndryshe nga ajo e Edi Rejës, ku tekniku italian përdorte skemën 3-5-2. Braziliani Silvinjo është përdorues i skemave sulmuese, ku spikat më shumë ajo e 4-3-3.

Në portë pritet që titullar të jetë Strakosha. Mbrojtja e përbërë me katër, ku në të majtë pritet Hysaj nga minuta e parë, në qendër dyshja Mihaj-Kumbulla dhe në të djathtë Balliu. Mesfusha me tre pritet të ketë më shumë teknikë dhe “regji”, me Kristjan Asllanin, Ramadanin dhe Laçin të rrjeshtuar përpara mbrojtjes. Sulmi mendohet të jetë me treshen Uzuni dhe Asanin në krah, ndërsa Cikalleshi në krye të repartit ofensiv. Treshja e sulmit ka shpejtësi, teknik, forcë dhe pritet që të jetë efektive sfidën e sotme.

Nga ana tjetër, Polonia pritet të bëjë një përballje të fortë pas asaj humbje befasuese ndaj Çekisë. Në portë i padiskutueshmi Szczesny. Mbrojta me katër e përbërë nga Zalewski-Kiwior-Bednarek-Frankowski. Mesfusha pritet të jetë me katër, me Sebastian Szymanski-Zielinski-Linetty-Bielik. Sulmi me bomberin Lewandowski dhe Damian Szymanski.

Në pesë përballet e fundit mes tyre, Polonia i ka fituar të gjitha sfidat. Gjatë këtyre përballjeve, ne kemi arritur të shënojme vetëm 2 herë ndaj tyre, ndërsa polakët plot 9 herë./ h.ll/abcnews.al

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!