“Shqiponjat” kapin dhe “skanojnë” në rrugë shkodranin që shpërndante kanabis

schedule13:01 - 25 Tetor, 2020

schedule 13:01 - 25 Tetor, 2020

Policia e Shkodrës ka goditur një tjetër rast të tentativës për të shpërndarë lëndë narkotike në doza të vogla duke arrestuar 38 vjeçarin me inicialet E. P. banues në lagjen Skënderbeg.

Forca Posaçme Shqiponja në vendin e quajtur Xhabije e ndaloi dhe gjatë kontrollit fizik i gjeti me vete një sasi dozash lëndë narkotike.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjet një sasi lëndë narkotike kanabis, 52 doza me peshë totale 51.8 gr.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme. /db/Abcnews.al