Kanë qënë, janë dhe do të jenë gjithmonë aty për Kombëtaren.
“Tifozat KuqeZi” kanë dhuruar edhe një herë spektakël në tribunat e stadiumit “Air Albania”, teksa në momentet kur filloi të këndohej himni ynë shpalosën banderolën gjigante, me një mesazh të qartë për kundërshtarët çek.
“Shqiponjat janë të uritura”, shkruhej në banderolë, një mesazh ky që karikon jo pak “Kuqezinjtë” tanë, në një sfidë ku kërkohet vetëm fitorja. /i.m /abcnews.al