Padyshim një nga skuadrat gjermane më aktive në këtë merkato vere janë “shqiponjat” e Eintracht Frankfurt, të cilët ditën e sotme kanë preznatuar transferimin e ri, që kësaj radhe i përket repartit të mbrojtjes.
Me anë të një postimi të shpërndarë në profilet zyrtare të klubit në rrjetet sociale, “shqiponjat” e Bundesliga kanë siguruar për 1 sezon shërbimet e mbrojtësit, Robin Koch nga skuadra e Premier League, Leeds United.
Qendërmbrojtësi gjerman është rikthyer si huazim në Bundesliga, teksa kujtojmë se më herët në karrierën e tij, 26-vjeçari ka qenë pjesë e skuadrës së Freiburg. /i.m /abcnews.al
Njoftimi i klubit:
??
The wait is over! ?#SGE pic.twitter.com/1aP6qxJUze
— Eintracht Frankfurt (@eintracht_eng) July 6, 2023