Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Shqiponja e gdhendur në dru/ Tabloja e veçantë e punuar nga Asllan Lika, mjeshtër i drurit që ruan historinë

schedule20:16 - 29 Nëntor, 2025

schedule 20:16 - 29 Nëntor, 2025

Asllan Lika është i njohur prej vitesh për mjeshtërinë e tij në përpunimin e drurit. Në punishten e tij modeste, por plot frymëzim, ai sapo ka përfunduar një tjetër vepër artistike me simbolikë kombëtare: një tabllo e gdhendur në dru ku shfaqen figurat më të rëndësishme të historisë shqiptare. Për realizimin e këtij portreti, mjeshtrit i janë dashur ditë të tëra pune, detajesh dhe durimi.

“Kjo tablo ka vlerë historike. Nga ambicia ime, unë preferoj anenhistorike që shprehet nëpërmjet artit. Në çdo festë jam munduar të bëj gjëra simbolike.”

Këtë vepër ai ka vendosur ta dërgojë në vendlindjen e tij, në Kurbin.



“Kurbini ka histori të veçantë në trevat shqiptare. Historia e Kurbinit njihet në të gjithë trevat shqiptare.”

Tablonë, ai synon t’ia dorëzojë godinës së Bashkisë së Kurbinit.

“Origjina ime është nga fshatrat e Kurbinit. Jetoj në Krujë prej 50 vitesh. Mendova të bëj një emblemë për zonën e Laçit. Ketu simbolizohen 4 figurat emblematike të kombit shqiptar. Simboli s’ka nevojë për komente. Ketu janë 40 firmëtarët e Pavarësisë. Kam dërguar edhe në qytete të tjera, por këtë dua ta le në vendlindjen time.”

Mjeshtri rrëfen se puna e tij është përkushtim e kërkon durim shumë.

“Kjo të paktën do një muaj kohë angazhim. Ky është art, mund të punosh dy orë në ditë, mund të punosh pesë orë, varet gjendja shpirtërore, por do patjetër një muaj.

Ai ka realizuar mbi 3 mijë punime, me porosi ose jo, dhe shumica tashmë ndodhen në institucione dhe qytete të ndryshme të Kosovës e Shqipërisë.

Për Asllan Likën, çdo gdhendje druri është një mënyrë për të kujtuar rrënjët, për të nderuar historinë dhe për të lënë një gjurmë që do të frymëzojë brezat e ardhshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!