“Shqipja është ADN-ja e gjuhëve indo-evropiane”, studiuesi: Grekët kanë 240 libra për Ali Pashë Tepelenën

schedule10:01 - 2 Prill, 2021

schedule 10:01 - 2 Prill, 2021

Studiuesi Agron Dalipaj thotë se shqipja është “ADN-ja e të gjitha gjuhëve indo-evropiane” dhe për këtë përmendi argumentet e tij. I ftuar në emisionin e “Abc-ja e mëngjesit”, Dalipaj tha se kërkimet e tij shkencore nuk janë marrë në konsideratë nga Akademia e Studimeve Albanalogjike dhe ajo e Shkencave dhe se sipas tij, fakti që e quajnë gjuhën tonë të huazuar, përbën një tradhti dhe përkrah ideologjinë serbe.

“E gjithë puna ime nuk mbështetet në ndonjë ndjenjë patriotike për të vërtetuar se shqipja është qendra e gjuhëve indo-evropiane, por nga kërkimet e mia rasti është fatlum për gjuhën shqipe sepse përmban elementin bazë, ADN-ja e të gjitha gjuhëve indo-evropiane. Kam ndërtuar tabelën e embriomorfemave që ka spektrin sematik të bashkëtingëlloreve dhe nëse i bashkojmë me të gjitha zanoret, krijohen 7 kuptime. Në gjuhët e tjera nuk ndodh kjo. Gjuha që është më afër shqipes është latinishtja.”, tha ai.

“Mendoj se kanë një axhendë që nuk e kanë shpallur. Fakti që ata e nxjerrin shqipen 93 përqind të huaj ku në librat e tyre thonë që është një gjuhë e huaj, këtë e bëjnë pa u mbështetur fare në shkencë. Kjo është në favor të ideologjisë serbe që shqiptarët nuk kanë gjuhën e tyre dhe të mbledhur nga popujt e tjerë. Kjo i jep krahë ideologjisë serbe për t’i quajtur shqiptarët të ardhur në Ballkan. Akademitë i mëshojnë tezës serbe.”, shton Dalipaj.

Ai shton se gjuhësia e sotme zyrtare shqiptare i referohet veprës së Eqerem Çabejit, që sipas tij, është një nga ata që i ka sjellë dëm vetë gjuhës shqipe. “Çdo gjë që ka shkruar ai për etimologjinë, kam kuptuar se nuk ka bërë etimologji. Nuk ka oponencë shkencore për veprën e tij, është i pari që ka punuar për ta quajtur shqipen një gjuhë të huazuar. I dyti që ka bërë një vepër etimologjike është Kolec Topalli dhe kam nxjerrë përfundimin se 93 përqind të fjalëve të shqipes i quan të huazuara.”, u shpreh ai.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!