“Shqipërisë i duhen mjekë”, shtohen 100 kuota në degën e mjekësisë

schedule16:27 - 14 Korrik, 2022

schedule 16:27 - 14 Korrik, 2022

Largimi masiv i mjekëve drejt Gjermanisë ka krijuar mungesa të stafit në sistemin shëndetësor në vend.

Për të plotësuar kapacitetet e nevojshme Fakulteti i Mjekësisë ka hapur për vitin e ri akademik 100 kuota të reja. Rektori Arben Gjata thotë se ka një numër të lartë kërkesash nga maturantët për të studiuar mjekësi.

“Shqipërisë i duhen mjekë. Në këtë vit mjekësia do ketë rreth 100 kuota më shumë se vitet e kaluar.”

Gjata thotë për ABC se për vitin e ri akademik fakulteti i Mjekësisë të pranojë studentët vetëm me konkurs.

“Rreth 30% e studentëve bien me 3-4 nota nga  ajo që vijnë me rezultatet e gjimnazit. ne kemi menduar për futjen e një konkursi për pranimin në Universitet.”

Prej vitesh Universiteti i Mjekësisë pret rreth 9000 kërkesa studimi për vetëm 300 kuota. /Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!