Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shqipërinë në BE në 2030 o e bëjm ne o s’e bën kush”, Rama: Kush mendon se reforma në drejtësi ka dështuar…

schedule12:42 - 26 Shkurt, 2026

schedule 12:42 - 26 Shkurt, 2026

Rama: Kush mendon se reforma në drejtësi ka dështuar, në radhë të parë brenda familjes sonë, duhet ta gjejë fajin te vetja. Kush mendon se po i them këto fjalë pa i menduar as vetë apo se kështu i do drutë mushka për Europën ju them kthehuni te fjalët e mia.

Ndaj nuk u bë kurrë drejtësi, deri kur në bashkë vendosëm të bëjmë reformën duke i hyrë detit në këmbë dhe e bëmë se o e bënim ne këtu o s’e bënte kush tjetër njësoj si Shqipërinë në 2030 në BE o e bëjmë ne o askush tjetër.

Shikojeni vetë rrethe rrotull nga hunjtë e vjetër që ju që shkoni në zyrat e kuvendit i takoni përditë te filizat e rinj e të shtrember që i keni poshte dritares time nga ballisti Agron e komunisti Arlind që i mbajnë sytë te stacioni i trenit, duke pritur që SPAK ti hape rrugën njërit për kotecin e pulave qyl tjetrit për kasollen e aligatit me yll. Nuk dua ta relativizoj problematikën e mprehtë po dua të sigurohem që ne këtu do e mbajmë parasysh beben përpara se të derdhim ujin e pistë. Ref. në drejtësi është një investim strategjik për një ndryshim të pakthyeshëm historik.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!