Shqipëria zhdoganoi dy herë naftën me embargo të Libisë?! Kush mban përgjegjësi për shkeljen e rëndë dhe detajet tronditëse mbi anijen e “kontrabandës”

schedule17:13 - 4 Tetor, 2022

schedule 17:13 - 4 Tetor, 2022

Një anije çisternë me 2275 ton naftë e cila vinte nga Libia u sekuestrua në Portin e Durrësit në 13 shtator të këtij viti.

Në këtë aksion policia shqiptare përveç naftës së sekuestruar ndaloi edhe kapitenin e anijes si dhe katër anëtarë të ekuipazhit.

Por dëshmitë e bëra nga ana e kapitenit të anijes dhe anëtarëve të ekuipazhit kanë hedhur dritë dhe me shkelje të tjera të bëra nga autoritete shqiptare.

Njoftimi i policisë në datë 13 shtator 2022 :

Z.A., 54 vjeç (kapiteni i anijes), M. A., 25 vjeç, A. A., 43 vjeç, të tre banues në Libi dhe B. T., 25 vjeç, banues në Siri.

Filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

B., 43 vjeç, A. A., 46 vjeç, A. N., 40 vjeç, A. E., 53 vjeç, A. H., 21 vjeç dhe A. K., 29 vjeç, të gjithë banues në Libi

Ndërkohë gjatë marrjes në pyetje kapiteni i anijes Zuhair Alkwafi dhe anëtarët e ekuipazhit kanë deklaruar se janë habitur me sekuestrimin e naftës dhe ndalimin e tyre, pasi ata kanë sjellë naftë edhe dy herë të tjera, dhe kanë proceduar normalisht në doganë.

Lidhur me këtë çështje Abcnews.al në datë 14 shtator ngriti një pyetje, se a po e shkelte Shqipëria embargon e naftës me Libinë, të vendosur nga këshilli i Sigurisë?

Jemi të habitur nga kjo që po na ndodh. Ne jemi transportues të rregullt dhe punojmë për kompani të ndryshme që porosisin hidrokarbure. Këtë radhë kompania që e kishte porositur nuk e pranoi ngarkesën dhe në ketë moment erdhi kapiteneria dhe struktura të tjera duke bërë veprimet. Ne jemi konform të gjitha rregullave, nuk bëjmë kontrabandë. Ne funksionojmë në këtë mënyrë: kompania porosit sasinë, e ngarkojmë në vendin ku kemi për ta marrë dhe e transportojmë drejt vendit pritës. Kompania pritëse paguan vetëm pasi ka marrë ngarkesën dhe e ka magazinuar. Në këtë rast, kompania pritëse nuk e pranoi ngarkesën. Arsyen nuk e di. Në këto kushte ne duhet të ktheheshim sërish në bazë në pritje të porosive të tjera dhe orientimit që do merrnim nga pronarët. Por papritur erdhi kapitaneria, rojet bregdetare etj dhe më pas edhe policia. Na arrestuan pa asnjë arsye. Ne jemi të pafajshëm sepse kështu funksionon transporti i hidrokarbureve. Ne kemi ardhur edhe herë të tjera në Shqipëri dhe s’kemi pasur asnjë problem. Këtë radhë nuk e di pse nuk e pranuan ngarkesën që kishin porositur. Neve para se të vinim në Shqipëri kemi lajmëruar 48 orë përpara kompaninë dhe kapitanerinë shqiptare konform të gjitha rregullave. Nëse do bënim kontrabandë do ta lajmëronim kapitenerinë?! Ne erdhëm në Durrës dhe ishim në pritje të dorëzonim mallin. Papritur na mori pronari i kompanisë dhe na tha se do prisni pasi kompania shqiptare kishte kërkuar ulje çmimi. S’kishin rënë dakord për çmimin edhe pse paraprakisht kompanitë ishin dakordësuar. Naftën e ngarkuam në portin e Bengazit në Libi. Atje furnizohemi gjithmonë.

Ndërkohë që ditën e sotme deputeti demokrat Ervin Salianji, ka prekur edhe njëherë këtë temë, duke theksuar se Shqipëria po vepron me dy standarde, pasi lejon kontrabandimin e mijëra ton karburant nga jashtë, dhe kap bidonat plastikë të qytetarëve shqiptarë.

Nga ana tjetër vetë Kuvendi i Shqipëri është shprehur se Shqipëria qëndron në krahë të Këshillit të Sigurisë, dhe se respekton embargon që i është vendosur Libisë.

Rezoluta e Këshillit të Sigurimit, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria, e cila miratoi unanimisht zgjatjen e embargos së naftës dhe produkteve të tjera me Libinë deri në 30 tetor të vitit të ardhshëm.

Duke miratuar njëzëri rezolutën 2644 (2022) (që do të lëshohet si dokument S/RES/2644(2022)), Këshilli 15 anëtarësh, duke vepruar sipas Kapitullit VII të Kartës së Kombeve të Bashkuara, vendosi të zgjasë autorizimin e masave të vendosura më parë kundër eksporti i paligjshëm i naftës së papërpunuar dhe produkteve të tjera të naftës nga Libia deri më 30 tetor 2023. Gjithashtu duke shprehur shqetësime serioze për shkeljet e vazhdueshme të embargos së armëve që vendosi në shkurt 2011, Këshilli kërkoi pajtueshmëri të plotë nga të gjitha Shtetet Anëtare me këtë dhe i bëri thirrje të njëjtës që të mos për të ndërhyrë në konfliktin në vendin e Afrikës Veriore. Më tej, Këshilli u bëri thirrje të gjitha palëve që të zbatojnë plotësisht marrëveshjen e armëpushimit të nënshkruar në Gjenevë më 23 tetor 2020 dhe u kërkoi shteteve anëtare të respektojnë dhe mbështesin një zbatim të tillë, duke përfshirë tërheqjen e menjëhershme të të gjitha forcave të huaja dhe mercenarëve nga Libia. Ai u bëri thirrje gjithashtu vendeve anëtare që t’i raportojnë Komitetit të Këshillit të Sigurimit të krijuar në përputhje me rezolutën 1970 (2011) në lidhje me Libinë për veprimet që kanë ndërmarrë për të zbatuar në mënyrë efektive masat e ndalimit të udhëtimit dhe ngrirjes së aseteve në lidhje me të gjithë individët në listën e sanksioneve”, theksohet qartësisht në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurisë.

Duke bërë një analizë të detajuar të dëshmisë së bërë nga ana e kapitenit dhe ekuipazhit që thanë se kanë sjellë në Shqipëri 3 herë naftë dhe se dy herët e para ata kanë proceduar normalisht në doganë, dhe nga ana tjetër kemi Kuvendin e Shqipërisë që thotë që respekton embargon ndaj Libisë, atëherë lindin disa pyetje.

-Si është e mundur që në Shqipëri të hyjë naftë nga Libia ndërkohë që Shqipëria është anëtare e Këshillit të Sigurimit?

-A mban kush përgjegjësi për shkeljen e rezolutës së Këshillit të Sigurisë për embargon e vendosur ndaj Libisë për transportin e naftës?

-A kanë nisur hetimet ndaj titullarëve apo punonjësve të doganës nga ku ka hyrë nafta e ardhur nga Libia dy herët e para, dhe nëse po, përse gjithçka mbahet e fshehtë?

-Kush kanë qenë kompanitë shqiptare të cilat kanë tentuar të sjellin naftë kontrabandë nga Libia?

/Abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!