Shqipëria ka realizuar një pjesë të parë të mrekullueshme, ku i gjitë ekipi ka qenë i jashtëzakonshëm me performancën e tyre.
Djemtë tanë kanë tentuar disa herë portën e izraelitëve por nuk ia kanë dalë të realizojnë. Uzuni fitoi një penallti në minutën e 21-të por VAR e anuloi.
Pas disa tentativash, Izraeli në minutën e 30-të u afrua shumë pranë golit me një goditje me kokë. 5 minuta më pas, ishte Armando Broja i cili goditi me të majtën por portieri i miqve ishte i vëmendshëm.
Por në minutën e 45-të akordohet një penallti për kombëtaren tonë, ku Balli rrëzohet nga kundërshtari brenda zonës.
Këtë herë, Armando Broja dërgon topin në rrjetë duke bërë tifozët të shpërthejnë nga gëzimi./ h.ll/abcnews.al