‘Shqipëria, i pari në rajon për mirëadministrim të financave publike’/ Rama: BE, garantimi i sigurisë

schedule11:19 - 29 Mars, 2025

schedule 11:19 - 29 Mars, 2025

Kryesocialisti Edi Rama po prezanton programin ‘Shqipëria 2030’ në garën elektorale për mandatin e katërt.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se BE është një familje e madhe nga e cila do të përfitojmë. Ndër të tjera, Rama pëmendi se kur mori mandatin nuk kishte as shkumsa në shkolla dhe ilaçe në spitale. Më tej Rama tha se në raportin e BE jemi cilësuar si vendi më i mirë në administrimin e financave.

“Anketa e sigurisë kolektive është anketa e popullaritetit që ka BE.

Këtë popullaritet të zhvilluar muajin e fundit BE e ka pasur ansjëherë tjetër qysh nga viti 1983 kur është bëër për herë tëparë. Si ka mundësi që popujt e BE nga vende që ishin në skepticizëm dhe zhgënjim, befasisht shfaqen si popuj që e duan BE. Sot BE është garantim i sigurisë. Sot BE është çështje ekzistenciale në një botë ku lufta është realitet, ku gjeopolitika nuk është më ajo që ishte. Në një botë ku BE po përjeton një zgjim të madh. A ka interes më të madh të hyjmë sa më parë në BE të jemi trimi i mirë me shokë shumë. Kroacia ka pasur 126 milionë euro financime nga BE para futjes në union, ne në totalin e viteve që qeverisim kemi pasur më shumë se 1 miliardë, 10 % para të falura.

Kroacia sapo është bërë anëtare e BE ka pasur 1 miliardë financime cdo vit dhe 90% grant dhe vetëm 10 % borxh, sepse në BE hynë në një familje që është e ndarë në kontribues dhe përfitues. Ne do të hyjmë në grupin e përfituesit që në një familje do të ndihmohemi. Për bujqësinë kemi marëë 200 milionë euro, do të marrim 300 milionë euro në vit. Kur morëm detyrën u përballëm me një gropë borxhesh nga ilaçet. 40 milionë euro ishte vetëm borxhi ndaj kompanive furnitore. Shkumsat në shkolla mungonin. Borxhi publik ishte 80 %. Sot borxhi është 55 %. Jemi në parametrat e një shteti normal dhe serioz. Në raportin e fundit të BE,  ne cilësohemi si vendi më i mirë i administrimit të financave publike në rajon. Tre fishuam të ardhurat për frymë.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!