Shqipëria, vend nderi në Berlin/ Herida Duro për ABC News: Presim të zgjerojmë hartën gjeografike të turistëve

schedule14:33 - 3 Mars, 2025

schedule 14:33 - 3 Mars, 2025

BERLIN- Si “Vendi i Nderit i ITB Berlin 2025”, Shqipëria do të prezantojë trashëgiminë e saj të pasur natyrore e kulturore në tre ditët e këtij panairi global të turizmit.

Nën sloganin “Albania All Senses”, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë do të prezantojë buqetën e ofertave turistike të vendit nga data 4 deri më 6 mars 2025.

Drejtuesja e përgjithshme e departamentit të turizmit në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Herida Duro u shpreh për ABC News se në konferencën hapëse ka patur një interes të jashtëzakonshëm në lidhje me potencialet që ofron Shqipëria.

“Interes i veçantë për Shqipërinë në konferencën hapëse. Prezantim në detaje të mundësive turistike të Shqipërisë. Do përkthehet në numra, por edhe në të ardhura për të gjithë strukturat. Sot që flasim, vlerat ekonomike kanë arritur në 4.6 milionë euro, të gjeneruar nga turizmi”, tha ai.

Ajo pohoi se në këtë panair krahas prezantimit mbi potencialet turistike, pritet të nënshkruhet një numër i konsiderueshëm kontratash në fushën e turizmit.

“Pritet që një numër i madh kontratash është parashikuar që të ndodhin gjatë këtyre ditëve dhe kjo do jetë garanci kryesore, e cila do të tregojë trendin e turistëve që do vijnë drejt Shqipërisë. Shqipëria prezantohet në të gjithë dimensionet saj”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!