“Shqipëria, vend me rrezik të lartë nga COVID-19”, ambasada: Kushtet e reja për të hyrë në Gjermani

schedule18:04 - 3 Shtator, 2021

schedule 18:04 - 3 Shtator, 2021

Rritja e rasteve me COVID-19 ka bërë që Gjermania të ndryshojë qëndrimin për Shqipërinë duke e futur në listën e vendeve me rrezik të lartë nga sëmundja.

Ambasada në Tiranë ka njoftuar masat e reja që do të hyjnë në fuqi nga data 5 shtator për shqiptarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Gjermanisë.

Tre janë kushtet për të udhëtuar; të jeni vaksinuar, dëshmi shërimi nga infeksioni ose e testi. Megjithatë, thotë ambasada gjermane, pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë.

Pas pesë ditësh, mund të testoheni përsëri dhe, nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës.

Njoftimi i plotë nga ambasada gjermane në Tiranë
Informacion i rëndësishëm për udhëtarët për në Gjermani ❗❗❗
Nga dita e dielë, 5 shtator 2021, Shqipëria konsiderohet sërisht si një vend me rrezik të lartë nga Covid19. Për hyrjen në Gjermani kjo do të thotë:
? Ju duhet të regjistroheni në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de para se të udhëtoni për në Gjermani.
? Gjatë regjistrimit Ju duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga një infeksion me Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.
? Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani. Megjithatë pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe, nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës.
ℹ️ Informacione të mëtejshme gjenden në faqen tonë të internetit: ? https://tirana.diplo.de/al-sq/-/2480008
db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!