Shqipëria U21 ka mposhtur Tiranën kampione në fuqi me rezultatin 3-0. Sigurisht bardheblutë ishin me mungesa, madje dy prej lojtarëve, Ismajlgeci dhe Çelhaka, ishin titullarë me kuqezinjtë në krahun tjetër.
Skuadra e Alban Bushit ishte më kërkuese dhe arriti të shënonte pas 18 minutash lojë, me anë të Bernard Karricës, talentit të Dinamo Zagreb. Tirana në krahun tjetër nuk mundi të ishte shumë e rrezikshme, veç një rasti me Vrapin që tentoi nga distanca.
Fragmeti i parë i lojës u mbyll me rezultatin 1-0, kurse në të dytën trajneri Shehi shtoi forcat sulmuese. Vayrynen iu afrua golit në minutën e 56-të, por u ndal nga shtylla pingule. Finlandezi ishte edhe dy herë të tjera i rrezikshëm.
Gjithsesi golat i shënoi Shqipëria U21. Mbrojtësi Amet Korça realizoi me kokë pas një krosimi në zonë, kurse më pas Karrica realizoi edhe golin e tretë e të dytin personal.
Liço ishte protagonist me gjuajtjen e tij, që nuk u kontrollua dot nga Kozi. Karrica aty pranë nuk fali dhe e çoi në rrjetë. 3-0 dhe rezultati nuk ndryshoi më, edhe pse Tirana u përpoq të realizonte të paktën golin e nderit. / abcnews.al
Shqipëria U21-Tirana 3-0 (Karrica 18′, 71′, Korça 59′)
Shqipëria U21: Laroshi, Dragoshi, Salihu, Pëllumbi, Ismajlgeci, Çelhaka, Hetemi, Asllani, Muçi, Karrica, Mehmetllari
Tirana: Lika, Toshevski, Behiratche, Najdovksi, Nuriu, Vrapi, Batha, Gyamfi, Halili, Torassa, Seferi.