Shqipëria U21, Ismajgeci dhe Mehmeti me ide të qarta: Të mundim Andorrën

schedule12:11 - 30 Maj, 2021

schedule 12:11 - 30 Maj, 2021

Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare U-22, Marsel Ismajlgeci dhe Anis Mehmeti kanë dalë ditën e sotme në një konferencë zyrtare për mediat, përpara dy ndeshjeve të qershorit që nën 21 vjeçarët do të zhvillojnë në transfertë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do të luajë ndeshjen e parë eliminatore ndaj Andorrës më 4 qershor, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023 ndërsa më 8 qershor kuqezinjtë do të zhvillojnë një ndeshje miqësore ndaj Bullgarisë, po në transfertë.

Marsel Ismajlgeci, mbrojtësi i talentuar shqiptar që aktivizohet me ekipin e Tiranës foli për objektivat e skuadrës në këtë edicion, grupin, eksperiencën me ekipin A dhe synimet personale.

 

Objektivat e skuadrës? Me grupin që kemi, janë edhe disa lojtarë të rinj që kanë ardhur dhe do të përshtaten me grupin dhe mendoj se do të dalim të dytët”.

“Grupi aktual? Grupi pak a shumë është i njëjtë, përveç disa lojtarëve që kamë ardhur të rinj dhe besoj se do bëjmë mirë”.

“Andorra? Që kur ka filluar grumbullimi, ne kemi qenë të gjithë të përqendruar dhe me një qëllim, që të shkojmë në Andorra dhe të marrim tre pikët”.

“Eksperienca tek ekipi A? Ka shërbyer, ka qenë një eksperiencë shumë e mirë atje dhe besoj që me stërvitjet dhe ritmin që kisha te Kombëtarja A, do vazhdoj edhe tek U-21.

“Objektivat personalë? Synimi është për të lëvizur jashtë, për të gjetur një ekip sa më të mirë jashtë, por edhe nëse nuk ndodh një transferim, unë jam tek ekipi më i mirë në Shqipëri”.

 

TALENTI QË VJEN NGA ANGLIA – Anis Mehmeti, një tjetër talent shqiptar që aktivizohet jashtë vendit me skuadrën e Wycombe në Angli nuk e fshehu kënaqësinë e të qenit pjesë e Kombëtares U-21 teksa foli dhe për të ardhmen.

“Ftesa nga Kombëtarja? Ndihem shumë mirë që jam këtu, edhe skuadra më ka pritur mirë. Kur kam marrë ftesën që do të jem pjesë e Kombëtares U-21 kam qenë shumë krenar, që do të luaja për Shqipërinë. Jam shumë i kënaqur që jam pjesë e kësaj Kombëtareje dhe djemtë më kanë pritur shumë mirë. Tani shpresojmë fitore ndaj Andorrës.

“Pozicioni në fushë? Kam diskutuar me profesor Bushin dhe do të luaj ose pas sulmuesit ose do të jem numri 8 (në gjuhë futbolli). Unë jam gati të luaj aty ku të më thotë profesori.

“Objektivi personal? Objektivi këtë vit është të luaj çdo ndeshje në formacion dhe po shikojmë çfarë ndodh edhe me klubet e tjera, por jam konsultuar dhe për tani është Wycombe”. /fshf.org