Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria U19 vendos rekord/ Kuqezinjtë e rinj fitojnë 7-1 me Maltën në eliminatoret europiane

schedule15:03 - 29 Mars, 2026

schedule 15:03 - 29 Mars, 2026

Mund të thuhet se po flasim për mosha tepër të reja. E vërtetë, dhe diferencat në fushë ishin të mëdha, por gjithmonë një fitore 7-1 ia vlen të veçohet. Sidomos, kur bëhet fjalë për rekord, siç e vendosi Shqipëria U19 e trajnerit Fation Tafaj, në eliminatoret e Kampionatit Europian.

Triumfi u arrit ndaj Maltës në njërën nga fushat e Shtëpisë së Futbollit, selisë së Federatës, ndërsa në fushë ishin disa lojtarë që pritet të kthehen në emra të rëndësishëm në kombëtaren e madhe.

Spikasin sidomos 17-vjeçari Arman Durmishi, sulmues i Juventusit me 9 gola këtë sezon në kampionatin italian, si dhe 18-vjeçari Gabriel Kulla, shënuesi më I mirë ndër shqiptarët në këtë kampionat Shpresa me 13 rrjeta.



Durmishi realizoi plot tri herë, për 1-0, 3-1 dhe 4-1. Kulla pati edhe ai tregolësh, për 2-1, 6-1 dhe 7-1, ndërsa një rrjetë u realizua nga Rexhepi.

Në ndeshjen tjetër të grupit B4, Norvegjia fitoi 3-0 ndaj Luksemburgut në “Niko Dovana”, ndërsa në 31 mars do të jetë përballja mes nesh e norvegjezëve për fatin e kualifikimit.

Më herët, Shqipëria U19 kishte arritur fitoren 6-0 ndaj Lihtenshtajnit në 2024

Në një krahasim me ekipet e tjera kuqezi, Kombëtarja e të rriturve I ka edhe ajo disa rezultate rekord si 5-0 ndaj Vietnamit e San Marinos dhe 6-1 kundër Qipros, ndonëse nuk ka arritur dot deri kaq. Shqipëria U21 ka fituar 7-1 ndaj Rumanisë në 1978 dhe Shqipëria U17 ia ka dalë 6-0 kundër Lihtenshtajnit në 2012.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!