Shqipëria U-19 nis të dielën grumbullimin për miqësoren e “luksit”, Bulku fton 20 lojtarë

schedule11:36 - 4 Gusht, 2023

schedule 11:36 - 4 Gusht, 2023

Shqipëria U-19 nis të dielën e 6 gushtit përgatitjet për miqësoren e luksit me kampionët e Europës për grupmoshën U-19, Italinë. Trajneri i kuqezinjve, Ervin Bulku ka zbardhur këtë të premte edhe listën e lojtarëve që do të grumbullohen për këtë miqësore të rëndësishme. Ndeshja mes dy përfaqësueseve të kësaj grupmoshe do të zhvillohet në Koverçano më datë 9 gusht dhe është planifikuar të nisë në ora 17:30.

Trajneri Bulku ka ftuar për këtë test 20 lojtarë të vitlindjes 2005-2006, një pjesë e mirë e të cilëve kanë qenë vazhdimisht pjesë e përfaqësueses së nën 19-vjeçarëve gjatë këtij viti e që kanë marrë pjesë në miqësore apo seleksionimet e shumta.

Ky është viti i tretë radhazi që ekipi i Shqipërisë U-19 zhvillon ndeshje miqësore ndaj Italisë në muajin gusht, duke e kthyer këtë test tashmë në një traditë. Kuqezinjtë do të udhëtojnë të dielën drejt Italisë, duke i nisur menjëherë përgatitjet në shtetin fqinj. Nën drejtimin e teknikut Bulku skuadra kuqezi do të stërvitet për tre ditë me radhë në qendrën e Koverçanos, teksa më 9 gusht do të luajë edhe miqësoren ndaj ‘axurrëve’.

Për trajnerin Ervin Bulku dhe stafin teknik të kuqezinjve, takimi ndaj Italisë konsiderohet si mjaft i vyer për të parë gjendjen e skuadrës dhe elementët e perspektivës edhe në kuadër të provës së radhës së Shqipërisë U-19 në arenën ndërkombëtare. Kombëtarja U-19 do të marrë pjesë në kualifikueset e Kampionatit Europian 2023/2024 me kuqezinjtë ë Grupin 13, së bashku me Irlandën, Belgjikën dhe Slloveninë. /FSHF

Lista e plotë e lojtarëve:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!