Shqipëria U-17 e nis mbarë, fitore bindëse ndaj Malit të Zi

schedule20:42 - 13 Tetor, 2019

schedule 20:42 - 13 Tetor, 2019

Shqipëria U-17 ka luajtur sot sfidën e parë miqësore, në stadiumin “Loro Boriçi”. Kuqezinjtë u përplasën kundër moshatarëve të Malit të Zi, duke i mposhtur këta të fundit me rezultatin bindës 3-0.

Golin e parë për të besuarit e Ervin Beqirit e shënoi kapiteni Mario Mitaj, në minutën e 15-të. Mitaj gjeti rrjetën me një gjuajte të bukur nga jashtë zone.

Për të dyfishuar, mendoi Mata, i cili në të 26-ën mposht portierin malazez për herë të dytë. Golin e tretë për kuqezinjtë tanë e shënoi Zalli, në minutën e 64-ët./abcnews.al

Miqësore, “Loro Boriçi”

Shqipëri U-17  –  Mali i Zi U-17  3-0
Mitaj 15’, Mata 26’, Zalli 64’

Shqipëri U-17: Rroku, Zalli, Preka, Krasniqi, Mitaj, Papa, Raqi, Mata, Lusha, Asallari, Tora.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!