Shqipëria dhe Kosova U-15 kanë luajtur sot ndeshjet e dyta te vlefshme për UEFA Develompment Tournament. Kuqezinjtë e vegjël, të drejtuar nga Armand Dama, kanë mposhtur aziatikët 3-1. Edhe pse e panë veten në disavantazh pas 10 minutash lojë, arritën të përmbysnin gjihtçka, falë golave të Vishaj (26’), Guci (60’) dhe Xhixha (70’).
Edhe Kosova U-15 ka arritur të fitojë, përballë Estonisë. Dardanët triumfuan pastër 3-0, falë golave të Jasharit në minutën e 70-të dhe një dopiete të Krasniqit (72’ 74’)./abcnews.al
Shqipëri – Taxhikistan 3-1
Vishaj 26′, Guci 60′, Xhixha 70′
Kosovë – Estoni 3-0
Jashari 70′, Krasniqi 72′ 74′