Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një lajm të bukur në rrjetet sociale. Kryeministri shkruan se vitin e ardhshëm në Pogradec do të zhvillohet Formula 1 e garave botërore të ujit.
Rama shton se kjo është pararendëse e Formula 1 në garat me makina, që do të vijë në Elbasan pas pa vitesh.
“Në korrik të vitit 2024, 43 skuadra nga e gjithë bota do ta kthejnë Pogradecin në kryeqendrën botërore të sporteve ujore për 7 ditë, sepse Shqipëria Turistike tanimë është ngjitur në një nivel të ri” shkruan Rama.
Po ashtu në një tjetër postim Rama publikon foton e tij së bashku me organizatorët e FORMULA 1H2O. Aty shprehet se Liqeni i Pogradecit do të hyjë në hartën e këtyre garave, bashkë me Italinë, Francën, Spanjën, Dubain, Indonezinë, Kinën e me radhë .
Postimet e plota: