Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria triumfon ndaj Andorrës/ Presidenti Begaj: Urime dhe suksese për Kombëtaren

schedule22:43 - 13 Nëntor, 2025

schedule 22:43 - 13 Nëntor, 2025

Kombëtarja shqiptare ka arritur një sukses historik, duke mposhtur Andorrën me rezultatin minimal 1-0 dhe duke siguruar për herë të parë në histori kualifikimin në Play-Off për Kupën e Botës.

Ndeshja u karakterizua nga dominimi i kuqezinjve, të cilët gjetën golin e fitores në pjesën e dytë falë një goditjeje të Kristjan Asllanit. Me këtë fitore, Shqipëria vulos një tjetër kapitull të artë në historinë e futbollit shqiptar.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar menjëherë pas ndeshjes, duke përgëzuar ekipin kuqezi për arritjen madhore:

“Urime dhe suksese për Kombëtaren tonë!”, ka shkruar Presidenti.

Kombëtarja shqiptare tashmë do të mësojë kundërshtarin e saj në fazën e “Play-Off”-it, ku synon të vazhdojë ëndrrën drejt një Botërori historik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!