Turqia kryeson investimet që janë realizuar në Shqipëri gjatë këtij viti. Në periudhën janar-mars 2024 flukset e investimeve turke janë rritur ndjeshëm duke prekur nivelin e 69 milionë eurove.
Pas largimit nga sektori i telekomunikacioneve, ndërmarrjet turke vazhdojnë të kenë një rol të rëndësishëm në sektorin financiar, atë energjetik dhe në industrinë nxjerrëse.
Të dhënat e tregojnë se investitori i dytë më i madh i huaj këtë vit është Italia Fluksi investimeve të huaja Italiane ka një vlerë prej 41 milionë eurosh ndërsa bizneset italiane janë të fokusuara kryesisht në sektorin e shërbimeve.
Renditja e investitorëve të huaj për 3 mujorin e parë të këtij viti vijon me Austrinë. Ndërmarrjet me aksionerë austriakë sollën flukse të reja investimesh në vlerën e 34 milionë eurove.
Investimet austriake në Shqipëri janë të përqendruara sidomos në tregun e sigurimeve, në sektorin energjetik, në shërbimet e hotelerisë dhe ndërtimit.
Ndërkohë një e dhënë interesante është fakti që investimet e huaja Holandeze janë pozicionuar të katërtat duke humbur dominimin që kanë pasur në vitet e fundit.
Në periudhën janar-mars investimet e huaja holandeze kanë një vlerë prej 25 milionë eurosh ndjekur më pas nga Kosova e cila në tre muajt e parë të këtij viti ka investuar 20 milionë euro.
Investimet kosovare janë të përqendruara kryesisht në sektorin e tregtisë dhe ndërtimit. Në total Investimet e huaja ne vend kanë pësuar një rritje të fortë në tre muajt e parë të këtij viti pasi Shqipëria ka tërhequr investime në vlerën e 354 milion eurove.
Diferenca rezulton e konsiderueshme nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të viteve të kaluara .Në krahasim me një vit më parë vendi jonë ka tërhequr 47 milionë euro më shumë investime
Flukse e investimeve ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme në masën ,në sektorin e ndërmjetësimit financiar, në hidrokarbureve energjetike si dhe komunikacion/ abcnews.al