Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, dënon ashpër sulmin e bredshmët më Iranit ndaj Izraelit, për hir të civilëve që jetojnë atje.
Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, ministria shkruan se sulme të tilla rrisin kërcënimin ndaj sigurisë rajonale.
“Shqipëria dënon ashpër sulmet e Iranit ndaj Izraelit dhe civilëve të tij. Kjo paraqet një përshkallëzim të konsiderueshëm, duke rritur kërcënimin ndaj sigurisë rajonale. Shqipëria solidarizohet me popullin e Izraelit dhe të drejtën e tij për të jetuar në siguri. Ne ripërsërisim thirrjen tonë për de-përshkallëzimin e menjëhershëm.”
Mbrëmjen e 1 tetorit, Irani nisi mbi 180 raketa drejt Izraelit në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e liderëve të dy grupeve militant Hamas dhe Hezbollah. Ky sulm nzit frikën për një përshkallëzim edhe më të gjerë të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Albania strongly condemns Iran’s attacks on Israel and its civilians. This represents a significant escalation, heightening the threat to regional security.
Albania stands in solidarity with the people of Israel and their right to live in safety. We reiterate our call for…
— Albanian MEFA 🇦🇱 (@AlbanianDiplo) October 2, 2024