Shqipëria “shtëpia” e peshëngritjes, zyrtarizohet Europiani në Tiranë

schedule14:04 - 1 Shkurt, 2022

schedule 14:04 - 1 Shkurt, 2022

Kampionati Europian i Peshëngritjes do të zhvillohet në Shqipëri dhe tashmë ka marrë formë zyrtare.

Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, dhe kreu i FSHP, Elez Gjoza, e kanë njoftuar diçka të tillë përmes një konference të mbajtur në ambientet e KOKSH.

Fillimisht ishte programuar që Europiani i Peshëngritjes të zhvillohej në Bullgari, por tashmë ka ndryshim plani dhe do të zhvillohet në kryeqytetin tonë.

Ky kompeticion madhor do të zhvillohet në muajin maj dhe peshëngritësit tanë do kërkojnë të marrin medalje, siç kanë bërë disa herë vitet e fundit. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!