Shqipëria shpall “non grata” iranianin e dyshuar për terrorizëm, për 15 vite nuk futet në vendin tonë

schedule15:22 - 22 Korrik, 2020

schedule 15:22 - 22 Korrik, 2020

Autoritetet shqiptare kanë shpallur “non grata” një 30 vjeçar iranian, i dyshuar si i përfshirë në akte terroriste.

Burime zyrtare pranë policia bëjnë me dije për ABC News, se i riu, i identifikuar si Dabiel Kassraee do të dëbohet nga vendi ynë dhe nuk do të lejohet të hyjë për 15 vitet e ardhshme.

Hetimet për të janë kryer nga drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit.

Ka rezultuar se ai vëzhgonte kampin e muxhahedinëve në Manzë në Durrësit të cilët siç dihet kundërshtojnë regjimin e Teheranit.

30 vjeçari, me kombësi iraniane dhe shtetësi italiane, dyshohet të ketë rekrutuar ish anëtarë të MEK, për llogari të shtetit iranian.

Nën vëzhgim nga Antiterrori, mësohet se janë edhe 3 persona të tjerë, për të cilët u është kërkuar informacion edhe Ministrisë së Jashtme në vendin tonë.

Kassraee konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë. Dëbimi i tij do të bëhet drejt shtetit Italian për shkak të shtetësisë që ai mban.

Në janar në këtij viti Shqipëria vendosi të shpallë “non grata” edhe dy përfaqësues diplomatikë iranianë në Shqipëri.

Kurse në dhjetor të vitit 2018, qeveria Shqiptare dëboi ambasadorin iranian në Tiranë dhe një diplomat të kësaj ambasade për cenim të sigurisë kombëtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!