Në raportin e zyrës europiane për mbështetjen e azilit, EASO mbi situatën e azilit në BE në 2017, Shqipëria renditet ndër vendet prej të cilave ka patur rritje të aplikikimeve për azil pas Sirisë, Irakut, Afganistanit, Nigerisë dhe Pakistanit.
Zyra europiane për mbështetjen e azilit, EASO ka publikuar raportin vjetor mbi situatën e azilit në Bashkimin Europian në 2017. Sipas këtij raporti, kërkesat e azilit në Bashkimin Europian në 2017-n janë ulur me 44 %, që përbën gjysëm milion më pak kërkesa azili krahasuar me 2016.
Por pavarësisht kësaj uljeje të përgjithshme, disa vende rezultojnë me rritje të konsiderueshme aplikimesh për azil. Tre vendet kryesore për rritjen e aplikimeve për azilin në Bashkimin Europian mbeten Siria, Iraku dhe Afganistani, të vijuara nga Nigeria, Pakistani, Eritrea, Shqipëria, Guinea dhe Irani.
Jamil Addou, drejtori i ekzekutiv i EASO: “Lidhur me dhe statistikat, edhe pse nurmi i kërkesave tê azilit në Bashkimin Europian është ulur me 44%, presioni mbi sistemit të azilit të shtetet anëtare të Bashkimit Europian mbetet i lartë. Për herë parë në vitet e fundit, ne vemë re një ulje të volumit të numrit të çështjeve që trajtohen në gjykatat e Shkallës së Parë dhe numri i vendimeve është ulur proporcionalisht me numrin e aplikimeve. Por nga ana tjetër vërehet një rritje e vendimeve negative për kërkesat e azilit në BE”.
Shifrat më të fundit për katër muajt e parë të vitit 2018 nxjerrin në pah një rënie të mëtejshme të numrit të aplikimeve për azil. Midis Janarit dhe Prillit 2018, rreth 197,000 individë kanë kërkuan mbrojtje ndërkombëtare në Bashkimin Europian.
Ky përbën një nivel më të ulët se e njëjta periudhë në secilin nga tre vitet e fundit, por më e lartë se nivelet para krizës së emigracionit në Bashkimin Europoian në vitin 2014. Siria, Iraku dhe Afganistani vazhdojnë të jenë vendet kryesore të origjinës së aplikantëve për azil./abcnews.al