Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria, progres me integrimin/ Ambasadorja franceze: Ecuria, e paprecedentë

schedule22:43 - 10 Nëntor, 2025

schedule 22:43 - 10 Nëntor, 2025

Progresi qe shqiperia ka shenuar ne perpjekjet per plotesimin e kushteve per anetaresimin ne BE eshte cilesuar I paprecedent nga Ambasadorja e Francës Catherine Suard ne nje deklaratë nga Korça.

“Raporti që u publikua së fundmi ishte shumë pozitiv, ku u nënvizua dhe nga autoritetet e tjera dhe komisioneria e zgjerimit, edhe nga përfaqësues të tjerë të BE, përfaqësues të politikës së jashtme, kryeministri, ambasadori i BE në Shqipëri. Po, është një raport pozitiv që tregon progresin e papreçedentë që është bërë deri tani në raport me Shqipërinë.

Diplomatja franceze theksoi se kjo qasje duhet të vazhdojë duke inkurajuar reformat.

“Është akoma e nevojshme që të shkojmë edhe më larg se sa kemi ecur deri tani. Përtej teksteve ligjore është çështja e zbatimit të këtyre reformave dhe ligjeve. Jam shumë besimplotë me faktin që Shqipëria është në gjendje të arrijë objektivat e saj dhe ne jemi në dispozicionin e saj për ta ndihmuar por është një punë shumë e vështirë. Duhet që të gjithë të kontribuojnë, klasat politike dhe gjithë parlamenti.”

E pyetur për ligjin e barazisë gjinore që u miratua me debate në Kuvend, ambasadorja tha se të drejtat e njeriut, mosdiskriminimi dhe barazia e gjinive janë vlerat thelbësore të bashkimit europian.

“Të gjitha tekstet e BE mbrojnë të drejtat njerëzore dhe mungesën nga diskriminimi, është zemra e të drejtës në BE dhe është zemra e diplomacisë franceze gjithashtu.”

Suard vleresoi edhe punen e SPAK, si rezultati emblematik i reformës së drejtësisë në Shqipëri. Sipas saj prokuroria e posacme është kthyer tashmë ne partner te plotë me sistemet franceze te sigurisë, informacionit të bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar.

“Është një rezultat i jashtëzakonshëm që varet shumë edhe nga personaliteti që ka në krye dhe shpresoj se do të vazhdojë edhe me ndryshimet e fundit të drejtuesve të SPAK.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!