Shqipëria prodhon më shumë energji elektrike/ INSTAT: Rriten me 34 përqind eksportet, bien importet

schedule15:29 - 2 Mars, 2024

schedule 15:29 - 2 Mars, 2024

Prodhimi i energjisë elektrike në vend ka pësuar një rritje të fortë gjatë vitit që lamë pas duke u transformuar në një eksportues neto.Sipas Bilancit të energjisë të publikuar nga INSTAT diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë, në vitin 2023, ka arritur vlerën pozitive prej 920 Gwh.Ndërkohë që  në vitin 2022, shkëmbimi i energjisë elektrike kishte nje vlerë negative.

Të dhënat e Instat tregojnë se prodhimi i energjisë elektrike, në vitin 2023, arriti vlerën 8.796 Gwh nga 7.003 GWh energji të prodhuar në vitin 2022, duke shënuar një rritje të prodhimit me 25,6 %.Sasinë kryesore të energjisë elektrike e prodhuan hidrocentalet publike në mbi 58 % më pas renditen  hidrocentralet private dhe nga të tjerë prodhues Fotovoltaik.

Përmirësimi i situatës energjitike në vend ka ndikuar në rritjen e eksportit të energjisë.Shqipëria ka shitur rreth 34% më shumë energji krahasuar më një vit më parë.

Duke plotësuar nevojat në vend Kesh ka blerë më pak energji dhe në bazë të dhënave zyrtare të INSTAT  importi bruto i energjisë elektrike arriti vlerën 1.922 Gwh duke shënuar kështu një rënie me 36,9 %.

Niveli i ujit në Fierzë pothuajse gjatë gjithë vitit ka qenë mbi mesataren vjetore. Në dhjetor të vitit 2023 niveli i ujit në liqenin e Fierzës rezulton 284,5 metër ose 7 metra mbi mesataren historike.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se konsumatorët jo familjarë që në këtë rast janë kryesisht bizneset dhe institucionet kanë ulur konsumin e energjisë fakt ky qe  lidhet me instalimet e fotovolatikëve për vetëprodhim të energjisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!